Lançimi i iPhone 13 Pro!

iPhone 13 Pro do të vijë me një aparat fotografik të përditësuar ultra wide me fokus automatik, notch më i vogël, procesor i ri dhe ekran i përmirësuar.

Apple pritet të sjellë disa ndryshime të mëdha në serinë e ardhshme të iPhone 13 që do të dalë në treg gjatë vitit 2021.  Analisti i besueshëm i Apple, Ming-Chi Kuo ka pohuar se Apple mund të sjellë veçori të fokusit automatik në kamerat ultra wide, krahasuar me lentet me fokus fiks në seritë e iPhone 12.
iPhone 13 do të ketë gjithashtu module më të mëdha të baterisë, falë një dizajni që kursen hapësirë të përbërësve të tjerë të brendshëm që do të rezultojë në një jetë më të gjatë të baterisë.

Mendohet se modelet Pro të iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, do të kenë një kamera të përmirësuar me kënd të gjerë me fokus automatik.
Shtesa e re në modelet iPhone 13 Pro do t’u japë atyre një avantazh  dhe gjithashtu do t’u ofrojë përdoruesve aftësinë për të rregulluar lentet për fokusim dhe për rezultate më të mprehta. Modelet iPhone 13 Pro dhe Pro Max do të vijnë me një lente ultra të gjerë me gjashtë elemente.  Përmirësimet e reja në modelet iPhone 13 Pro duhet të ndihmojnë Apple të marrë drejtimin në segmentin e kamerës kundër konkurrencës ndaj Samsung dhe kompanive tjera.

Surpriza më e madhe?

Një modalitet fotografik kushtuar astrofotografisë, një fushë gjithnjë e më popullore që ju lejon të fotografoni hënën, yjet ose galaktikat e largëta me vetëm një klikim në telefonin tuaj.  Vitin e kaluar Apple bëri një hap para në këtë drejtim me sensorin e ri 1.7 mikrometër në modelin Pro Max që ju lejoi të bëni imazhe edhe më të mprehta me ekuilibër më të mirë të ngjyrave sidomos në modalitetin e natës.

Mendohet se iPhone 13 mund të lançohet edhe si iPhone 12S. Disa nga përmirësimet e zakonshme përfshijnë një procesor të ri dhe të përmirësuar, mbështetje të zgjeruar 5G, mbështetje të ekranit 120Hz.
Apple mund të lançojë iPhone-et e rinj nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit në shumicën e tregjeve globale.

Bonus 😉
Sipas thashethemeve që qarkullojnë në rrjet thuhet se telefonat inteligjentë që do të lëshohen në shtator 2021 mund të kenë një ekran të palosshëm.

Lascia un commento